Një shqiptar është arrestuar nga policia në aeroportin Karlsruhe Baden-Baden, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, raportojnë mediat gjermane.
31-vjeçari shqiptar udhëtoi nga Shqipëria në Gjermani dhe gjatë kontrollit të emigracionit, rezultoi se autoritetet britanike po e kërkonin për një vrasje.
Tashmë i riu shqiptar ndodhet në paraburgim në Gjermani, në pritje të ekstradimit në Britaninë e Madhe.