Protesta e banorëve të fshatit Rinas dha efekt. Në ditën e dytë të tubimit dhe bllokimit të rrugës njëri nga banorët tha se ka marrë garanci që nesër gjithçka kthehet në normalitet.
“Deri nesër rruga do të hapet. Kemi duruar 2-3 ditë, do të durojmë edhe deri nesër. Ju lutem të tregojmë civilizim dhe qytetari. U dha urdhri, rruga do të hapet” tha banori Sabah Muja.
Protestës iu bashkua edhe deputetja demokrate Andia Ulliri. “Banorëve u është cenuar e drejta e tyre, që të jetojnë jetën e tyre normalisht. Ne nuk kemi që aeroporti të ketë penalizime, por nuk mund të pranojmë që të penalizohen të gjithë banorët e Rinasit. Ne duam shkresën nga ARRSH që vendimi ka ndryshuar. Kjo është arsyeja përse kam vendosur t’i bashkohem protestës” tha ajo.

Por cfarë ndodhi?
Banorët e Rinasit u ngritën në protestë, pasi prej datës 1 maj rruga drejt aeroportit u bë vetëm me një sens lëvizje me argumentin e fluksit duke bllokuar banorët e fshatit që detyrohen që të bëjnë qindra kilometra për të shkuar në shtëpitë e tyre, punë dhe fëmijët në shkollë, pasi shteti i cilëson kundravajtje.