Pas konfiskimit të pasurisë, deputeti i PD-së, Gazmend Mahmutaj ka apeluar në gjykatë vendimin e ditës së djeshme.
Nga ana GJKKO ka njoftuar për seancën gjyqësore dhe zhvillimin e saj.
Sipas njoftimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja nr. 82 regjistri themeltar, datë 27.04.2022 regjistrimi, me objekt “konfiskimin e pasurive” ndaj subjektit Gazmend Mahmutaj do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga, kryesuese gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka dhe Dhimitër Lara, në seancën gjyqësore të planifikuar më 18 Maj 2022, ora 12:00.