Një burrë është arrestuar pasi shkoi në vendin e punës së ish-gruas së tij dhe e ka rrahur atë. Përveç saj, ai e ka rrahur edhe kolegun e ish-gruas.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut. Dy personat e rrahur kanë përfunduar në spital ku po trajtohen për plagët e marra.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka shkuar në vendin e punës të ish bashkëshortes së tij, femër kosovare, ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten dhe një koleg të saj mashkull kosovar. Ata kanë marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qeli”, thuhet në njoftimin e policisë.