Një autobus u përplas me një kamion karburanti në një rrugë në Ukrainën perëndimore dhe shpërtheu në flakë ditën e djeshme, duke vrarë të paktën 17 persona.
Aksidenti, i cili gjithashtu u plagosën gjashtë persona, ndodhi në rajonin Rivne, njoftoi shërbimi për shtyp i Policisë Kombëtare të Ukrainës.
“Një aksident fatal automobilistik që përfshin një kamion karburanti, një autobus dhe një makinë ndodhi sot, 3 maj, rreth orës 19:20 në autostradën Kiev-Chop pranë fshatit Sitne, rrethi Dubna,” tha një deklaratë e shërbimit për shtyp.
Në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar kombit, presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se një “aksident i tmerrshëm rrugor” kishte ndodhur në rajonin perëndimor të Rivne.
Ukraine : Un camion-citerne, un bus et une voiture de tourisme sont entrés en collision dans la région de Rivne, faisant 17 morts & 6 blessés selon la Police nationale. L’accident s’est produit sur l’autoroute Kiev-Chop près du village de Sitnoye, district de Dubensky. pic.twitter.com/B31TRCCFUX
— Rebecca Rambar (@RebeccaRambar) May 3, 2022