-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetëvrasja e të riut në qeli, arrestohen 3 punonjësit e policisë së Kavajës

Kryesoret

Tre punonjës të policisë së Kavajës janë vënë në pranga pas ngjarjes se rëndë të ndodhur në ambientet e paraburgimit, ku 31-vjeçari Ilvi Meta dyshohet se i dha fund jetës duke u vete varur.

Në pranga janë venë: Bexhet Berberi, me detyrë inspektor, Rushit Kola, me detyrë inspektor dhe Petrit Brahimaj, me detyrë non komisar. Mësohet se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit.

lvi Meta i cili ishte ndaluar ditën e mërkurë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda qelisë duke u vetëvarur, vetëm 6 orë pas shoqërimit nga ana e policisë. I riu u ndalua me akuzën për vjedhje, akuzë për të cilën ishte dënuar edhe më parë. Ndalimi i të riut ditën e mërkurë ishte bërë pasi akuzohej për një vjedhje të ndodhur në datën 2 prill në një banesë në Kavajë, për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash. 

Ky është rasti i dytë në vend që një person i merr jetën vetes në ambientet e paraburgimit. I pari ndodhi në Kamëz, në ambientet e komisariatit numër 5 në Tiranë ku Arben Mici, 26 vjeç, një i ri i ndaluar për dhunë në familje i vuri flakën qelinë ku ndodhej bashkë me një të ndaluar tjetër. Mici ndërroi jetë i asfiksuar, ndërkohë që efektivët shikonin ndeshje futbolli. Për këtë ngjarje, pas hekurave është ndodhet vetëm Dilaver Idrizi, i ndaluari tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje. Efektivët janë liruar dhe pse vijojnë të jenë nën hetim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit