-sidi education-spot_img
18.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet e shkuara e të riut nga Kavaja që u vetëvra brenda qelisë

Kryesoret

Ilvi Meta, 31-vjeçari që u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme brenda komisariatit të Kavajës, ishte një emër jo pak i njohur për policinë. I riu, u arrestua mesditën e së mërkurës për vjedhje, ndërsa për të njëjtën vepër penale ai ishte shoqëruar 18 herë që nga viti 2014. Ai ishte dënuar 3 herë për vjedhje.

Më konkretisht Meta, ishte dënuar në 13 mars të 2011 nga Gjykata e Kavajës me 8 muaj burg për vjedhje. Po për të njëjtën akuzë, në vitin 2012 ai u dënua me 16 muaj burg, ndërsa në datën 07 gusht të 2010, gjykata e Durrësit e ka dënuar me 4 muaj burg po për vjedhje.

I riu Meta u vu në pranga pasi akuzohej për një vjedhje të ndodhur në 2 prill në një banesë në Kavajë për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash. Denoncimi ishte bërë nga pronari i banesës që jetonte jashtë vendit, pasi kishte mësuar që i ishte vjedhur banesa. Për ngjarjen vijojnë hetimet, teksa burime me dije se priten arrestime të policëve që kanë qenë në shërbim në dhomat e paraburgimit./ shqiptarja.com

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit