-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armë dhe gjalp

Kryesoret

The Economist

Në vazhdën e luftës në Ukrainë, pritet të rriten buxhetet ushtarake në mbarë botën. Kjo ështëmë e dukshme në Evropë, ku kërcënimi i agresionit rus duket më i madh. Gjermania, Italia dhe Norvegjia, kanë vendosur tashmë të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.

Dy fuqitë e mëdha Amerika dhe Kina, që janë dhe dy vendet që shpenzojnë më shumë për mbrojtjen në botë, po rrisin gjithashtu buxhetet e tyre. Edhe presioni ndaj vendeve më të vogla për të bërë të njëjtën gjë duket i pashmangshëm. Po cilat do jenë pasojat ekonomike të këtij ndryshimi?

Kur qeveritë shpenzojnë më shumë për trupat ushtarake dhe armët, ato kanë më pak para në dispozicion për gjëra të tjera. Prandaj, supozimi i zakonshëm është se shpenzimet shtesë

për ushtritë janë të dëmshme për rritjen dhe zhvillimin. Në fakt, marrëdhënia nuk është edhe aq e drejtpërdrejtë. Në disa raste, buxhetet më të mëdha të mbrojtjes mund të sjellin përfitime ekonomike të konsiderueshme.

Për shembull, fakti që ka një shkëmbim midis shpenzimeve për ushtrinë dhe rrugëve apo spitaleve, është një leksion që mësohet herët nga studentët e ekonomisë. Modeli klasik për ilustrimin e konceptit të kostove oportune, është ai i “armëve përkundrejt gjalpit”: sa më shumë të prodhoni nga njëra, aq më pak do të mundeni të prodhoni nga tjetra.

Çdo vit, ky model i thjeshtë është i vërtetë. Qeveritë kanë buxhete të kufizuara, të cilat mund të tërhiqen vetëm në disa drejtime të ndryshme. Prandaj, është e lehtë të shihet se si shpenzimet për mbrojtje, të çuara në ekstrem, mund të jenë gërryese për një ekonomi.

Nëse një qeveri e ndryshon sistemin arsimor, në mënyrë që të mund të blejë armë të reja, ndikimi afatgjatë në produktivitet, dhe tek e fundit në rritjen ekonomike do të ishte i pasigurt.

Disa ekonomistë mendojnë se SHBA po i afrohet asaj zone të rrezikut. “Rand Corporation”, një think-tank me ndikim i mbështetur nga Forcat Ajrore, publikoi vitin e kaluar një raport duke përmendur dy rreziqe.

Së pari, kur qeveria jep më shumë para për mbrojtjen në kurriz të infrastrukturës, kjo mund të dëmtojë perspektivat afatgjata të rritjes ekonomike, pasi Amerika ka nevojë urgjente për rrugë, porte etj.

Së dyti, shpenzimet në mbrojtje sjellin rritjen e borxhit publik. Në të dyja rastet, përfundojnë analistët, çdo gjë që e gërryen fuqinë ekonomike të Amerikës, do të dëmtojë përfundimisht edhe forcat e armatosura.

SHBA shpenzon aktualisht më shumë se 4 për qind të PBB-së për mbrojtjen, norma e dytë më e lartë në klubin e vendeve të pasura të OECD. Anëtari i OECD-së që shpenzon më shumë për mbrojtjen, me rreth 6 për qind të PBB-së, është Izraeli.

Ky vend krenohet vazhdimisht me një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në këtë grupim. Ndërkohë, Japonia është një nga shpenzuesit më të vegjël për ushtrinë si pjesë e PBB-së në OECD. Në fakt, është pothuajse e pamundur të dallosh ndonjë model tek të dhënat që janë në dispozicion.

Ka edhe vende të tilla si Irlanda, me buxhete ushtarake të ngjashme me ato të Japonisë, dhe me rekorde rritjeje ekonomike të ngjashme me ato të Izraelit. Në një studim të Universitetit Monash në vitin 2014, Sefa Auauorji Çërçill dhe Sjui Ling Ju analizuan 42 studime të veçanta.

Efektet janë përgjithësisht mjaft të vogla, por ata identifikuan 2 kategori të dallueshme: shpenzimet ushtarake në vendet më të varfra, janë shpesh të dëmshme për rritjen, ndërsa në vendet më të pasura ato kanë më shumë gjasa të jenë të dobishme.

Një arsye e mundshme, sugjerojnë ata, është qeverisja më e dobët në vendet në zhvillim; dhe një buxhet i madh ushtarak është një objektiv i lakmueshëm për zyrtarët e korruptuar. Një mundësi tjetër lidhet me raportin “armë përkundrejt gjalpit”. Kthimet e mundshme nga investimet civile, nga kujdesi shëndetësor tek arsimi, janë aq të mëdha në vendet e varfra saqë shpenzimet ushtarake kanë një kosto oportune veçanërisht të lartë. Në vendet e pasura me shkolla dhe spitale të mira, kostot oportune duhet të jenë më të ulëta.

Një nga mënyrat, përmes së cilës shpenzimet në mbrojtje, mund të thuhet se e nxisin ekonominë është si një program punësimi. Nëse forcat e armatosura do të ishin një korporatë, ato do të ishin punëdhënësi më i madh i Amerikës me 2 milionë punëtorë (duke numëruar personelin aktiv dhe civilët), duke mposhtur madje gjigantët si “Walmart” dhe “Amazon”.

Pra do të ishte një skemë punësimi tepër e kushtueshme, me një kosto afro 400.000 dollarë punonjës në vit. Shpenzimet në mbrojtje mund të japin kthime më të mira si një formë e padeklaruar e politikës industriale.

Në një studim të vitit të kaluar, Enriko Moreti i “Universiteti i Kalifornisë”, dhe 2 kolegët e tij analizuan financimin e qeverive për kërkimin dhe zhvillimin në vendet e OECD, me fokus shpenzimet e mbrojtjes. Ata zbuluan mesatarisht se një rritje prej 10 për qind në kërkimin dhe zhvillimin e financuar nga qeveria, çon në një rritje prej 5 për qind në kërkimin dhe zhvillimin e financuar privatisht në kompaninë apo industrinë e synuar.

Për më tepër, ajo sjell përfitime të rëndësishme për produktivitetin. Nëse Franca dhe Gjermania do t’i rrisnin shpenzimet e tyre në mbrojtje afërsisht në të njëjtin nivel si SHBA-ja, Moreti vlerëson se ritmet e rritjes së produktivitetit të tyre do të ishin pak më të larta.

Një kundërshtim i qartë ndaj kësaj qasje, është se qeveria mund të arrijë të njëjtat rezultate duke mbështetur kërkimin dhe zhvillimin në përgjithësi, pa pompuar para tek forcat e armatosura. Në kuptimin ekonomik, kjo mund të jetë e vërtetë.

Por ka një kufizim politik: Si të garantohet mbështetja për një eksperiment që mund të dështojë. Mbështetja publike për mbrojtjen është më pak e ndjeshme ndaj ndryshimeve

të humorit të opinionit publik. Pa pasur aspak nevojë të shqetësohet për aplikimin e ardhshëm për grante, sistemi ushtarak amerikan ka qenë i lirë të prodhojë risi, nga shiriti ngjitës tek interneti, pa të cilat jeta moderne vështirë se do të ishte e imagjinueshme.

Sado i rëndësishëm është ndikimi i shpenzimeve ushtarake tek rritja ekonomike apo inovacioni, praktika të tilla rrezikojnë të humbasin kontekstin më të gjerë, siç tregohet edhe nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Një element themelor për çdo ekonomi të suksesshme është paqja dhe stabiliteti, duke iu dhënë kompanive besimin për të investuar dhe njerëzve hapësirën për të lulëzuar.

Tekstet shkollore mund të flasin për armë ose gjalpë. Por në një botë të patrazuar nga fuqitë revanshiste, e vërteta është se duhen edhe armët edhe gjalpi. Fatkeqësisht, një mbrojtje e fortë është një domosdoshmëri për pasjen e një ekonomie të fortë. / “The Economist” – Bota.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit