Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë vlerëson se 25 milionë ton drithë janë aktualisht të ngecur në Ukrainë, ndërsa portet e saj të Detit të Zi janë të mbyllura.
Për këtë arsye, OKB bën thirrje për rihapjen sa më shpejt të porteve të Ukrainës, pasi rrezikohet “uria” në të gjithë botën si dhe rritja e mëtejshme e çmimeve.
“Ne duhet t’i hapim këto porte në mënyrë që ushqimi të mund të lëvizë brenda dhe jashtë Ukrainës. Bota e kërkon këtë sepse qindra miliona njerëz në mbarë botën varen nga këto furnizime. Për momentin kapanonet e grurit të Ukrainës janë plot dhe nëse kapanonet nuk zbrazen së shpejti, nuk do të ketë ku të ruhen të korrat e kësaj vere, duke shkaktuar mbetje masive dhe duke rritur më tej çmimet globale të ushqimit”, tha drejtori ekzekutiv i ËFP, David Beasley.
Që nga shkurti kur nisi dhe ofensiva ruse Ukraina vendi që është një nga prodhuesit kryesorë të misrit dhe grurit në botë, është kufizuar në eksportimin e grurit me tren.