-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rithemelimi”: Rregullat e kandidatëve për zgjedhjet për kryetar të PD-së

Kryesoret

Një ditë pas zgjedhjeve për këshillin kombëtar të PD-së, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në selinë blu ka dalë në një konferencë për mediat.

“Kjo ishte hera e parë që një parti politike kryen një proces kaq transparent” tha Albana Vokshi.

Në fokus është votimi dje dhe procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së. Afati i dorëzimit të kandidaturave mbyllet sot, ndërsa Sali Berisha është i vetëm në garë.

“Kandidatët ftohen të paraqesin programin e tyre përpara strukturës së partisë dhe anëtarëve të partisë. Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, i mundësojnë çdo kandidati akses të barabartë në garë. Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, qëndrojnë asnjanës në procesin zgjedhor. Çdo kandidat ka të drejtën të caktojë pranë KOKOE, brenda datës 10 maj 2022, një vëzhgues të tij të përhershëm. Vëzhguesi ka akses të plotë në të gjithë veprimtarinë e Komisionit. Ai njoftohet dhe merr pjesë në çdo mbledhjen të Komisionit dhe merr fjalën sa herë e kërkon për të parashtruar kërkesa, propozime apo ankesa. Në Komisionet e Votimit dhe të Numërimit në degë, çdo kandidat ka të drejtën të caktojë një përfaqësues në Komision. KOKOE ka përgjegjësinë të japë akses të plote dhe të menjëhershëm çdo kandidati në listën zgjedhore. Ky akses fitohet menjëherë pas regjistrimit të çdo kandidati nga KOKOE” – thuhet në rregullore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit