Një person i cili lëvizte me motor ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur këtë të shtunë në Elbasan.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje kritike për jetën si pasojë e përplasjes me një makinë në aksin Elbasan – Metalurgjik.
Ai është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit.
Policia po heton në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet aksidentit.