Një makinë është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në aksin Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit.
Dyshohet se shkak është bërë një defekt në sistemin elektrik të mjetit.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, pasi shoferi ka dalë me shpejtësi, ndërkohë që zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.