-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesila Doda: Qëndrimi im për draftin e Alibeajt për Presidentin e ri

Kryesoret

Kryetarja e grupit parlamentar Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda shprehet se është dakord me një pjesë të draftit të propozuar nga Enkelejd Alibeaj si kritere kryesore për të zgjedhur pasuesin e Ilir Metës në krye të shtetit. Ajo shprehet presidenti duhet të vijë nga politika dhe të jetë i pranishëm nga të gjitha palët.

“U njoha nga mediat mbi draftin e pergatitur nga z. Alibeaj e besoj qe ne draft ka koncepte qe i bashkendajme. Se pari, Kushtetuta shprehet qarte qe Presidenti si kreu i shtetit dhe perfaqesuesi i unitetit te popullit duhet te marre mbeshtetjen e shumices se cilesuar dhe eshte e detyrueshme te kerkohet konsensusi ne parlament. Se cilat jane formulat e perzgjedhjes mund te diskutohet po eshte e rendesishme te theksojme se konsensusi eshte i detyrueshem nga Kushtetuta e jo nje opsion per maxhorancen. Perndryshe do kishim vetem nje president si zgjidhje e krizes parlamentare por jo perfaqesues i unitetit te popullit.

Se dyti dhe kjo eshte po ashtu shume e rendesishme, nuk e kuptoj se perse kemi tendencen qe te perjashtojme politiken nga presidenca… nese ka nje post per exellence, ku nevojitet nje person politik eshte ai i presidentit. Askush nuk mund te paragjykoje e te perjashtoje politiken nga Presidenca. Ka midis nesh, nga e majta dhe e djathta, shume personalitete qe e permbushin perfaqesimin me te gjere se forcat e tyre politike. Duhet te respektojme profesionin tone dhe te pranojme qe ka mes nesh personalitete qe meritojne besim dhe respekt, prerogativa te cilat posti i Presidentit i ka te detyrueshme. Mbetem e mendimit per nje president qe vjen nga politika dhe eshte i pranueshem per te gjitha palët” shkruan Doda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit