Kreu i këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka shkruan se deputetët që ndjekin Enkelejd Alibeajn në “lojën” për zgjedhjen e Presidentit të ri janë viktima naive, që po përdoren.
Ai komenton propozimet që bëri Alibeaj dje, duke i cilësuar të njëjta me skemat e Edi Ramës. Në fund, deputeti i PD-së thotë se kandidati që do të marrë Edi Rama, do të dalë nga Lulzim Basha.
“Nga zarfet e grupit te PS tek “zarfet” e grupit Alibeu. Propozimet e Rames shiten si kritere te “opozites”. Loja e turpshme per te paraqitur Presidentin e Rames si President konsensual, zhvillohet perpara syve te publikut e ne menyren me te trashe.
Rama ben sikur mbledh mendimet e deputeteve te PS me zarf , Alibeu ben sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail. Ne finale, kandidati i Rames do dale nga goja e L.B, E.A …
Nuk e di ne se ata deputete (te zgjedhur me votat e demokrateve) qe vazhdojne ndjekin kete rruge, jane thjeshte viktima naive qe po perdoren apo jane me vullnet te plote ne kete loje ?! Pergjegjesia eshte e tyre” tha ai.