-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve, arrestohen 2 persona në Tiranë

Kryesoret

Policia ka arrestuar 2 shtetas në Tiranë për përdorim të dhunës së vazhdueshme ndaj bashkëshorteve të tyre.

Gjithashtu janë arrestuar dhe 6 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale si konsumues lendesh narkotike, drejtim mjeti në gjendje të dehur, mbajtja e armëve të ftohta etj.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. G., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Ç., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 30 vjeç, banues në Kavajë, pasi duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar shtetasin I. T., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • A. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. G., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur;
  • L. B., 30 vjeçe, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. D., 29 vjeç dhe Xh. D., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasja E. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. S., ndërsa pasagjerët e mjetit tip “Benz”, shtetasit E. D. dhe Xh. D. kanë penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar secili prej tyre se ka qenë drejtuesi i mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit