-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Si po i grabit qeveria pronat në Jalë

Kryesoret

Partia Demokratike pavarësisht problemeve të brendshme, një sy dhe një vesh po e mban edhe nga qeveria. Deputeti Arbi Agalliu denoncoi sot grabitjen e pronave që po u bëhet banorëve të zonës së Himarës. Ai akuzoi se grabitja po ndodh me pretekstin e investimeve strategjike.

“Dua të bëj një denoncim për atë që quhet vjedhja e pronave. Në vendin tonë dëgjohet shpesh emri i investitorit strategjik por nga ana tjetër me shumë hidhërim shohim se grabiten prona të banorëve shekullore grabiten prona të qytetarëve të ndershëm duke manipuluar apo duke tjetërsuar letrat hipotekat certifikatat e pronësisë.

Këtu kam letrat për një tokë në ish-bashkinë Himarë në Jalë ku pasardhësit e Lilo Mëhillit kanë marrë sipas këtij akti të marrjes në pronësi 9100 metra katrorë tokë por nga ana tjetër sipas ligjeve në fuqi norma për frymë në ndarjen e tokës në Bashkinë Himarë në fshatin Vuno është jo me shumë 3500 metra katrorë për frymë.

Në certifikatë familjare të marrjes së pronësisë në 1991 kemi pasur Lilo Mëhillin. Pse pasardhësve të këtij individi i janë dhënë mbi 6000 metra katrorë tokë më shumë nga çfarë i takon sipas ligjit” ngriti ai pyetjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit