Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje sot SPAK-ut që të hetojë Sali Berishën për dy dosje 21 Janari dhe Gërdeci. Por cili është reagimi i ish-kryeministrit? Sot, Berisha tha se për 21 Janarin përgjegjësinë e ka vetë Edi Rama që organizoi protestën.
“Për 21 Janarin përgjegjësia direkte si organizator është e Edi Ramës dhe deklaratën që populli do të kalojë kushtetutën dhe sulmoi ndërtesën. Ai që i solli mish për top njerëzit për të rrëzuar njerëzit e Sali Berishës.
Kishte axhendë politike protesta. Të hetohet dhe rihetohet 100 herë dhe ju garantoj se përgjegjës kryesor është Edi Rama, që i solli mish për top për karrigen tij” tha ai.
Një përgjigje e kishte edhe për Gërdecin. “Përsa i përket Gërdecit, një proces gjyqësor i drejtuar nga një prokurore politike, anti-Berishë, ka ndodhur, janë dënuar, 22 veta prej tyre, ka dënime edhe 20 apo 18, zyrtarët më të lartë të ushtrisë.
Edi Rama ka ruajtur të njëjtin kualifikim, aksident teknologjik. Krimi shtetëror është me qëllim ose pa dashje, problemet e sigurisë për aktivitetin e Gërdecit e kishte drejtoria e MEIK-os, që drejtuesi u dënua 18 apo 20 vite.
Unë kam insistuar të shpallen vrasje shtetërore pa dashje. Por ai nuk ka nocion, ai ka nocion vetëm të vjedhë. Fatmir Mediu, dosjen e ka dërguara Edi Rama, jo njëherë, por gjykata e lartë e ka kthyer” tha ai.
Ndalur te çështjet e brendshme, ai tha se nuk i trembet izolimit nga BE. “BE ka atë qëndrim që ka shpallur ambasadori, që ne do të respektojmë votën”.
Në garën për kryetar të PD-së, rivalit Ibsen Elezi i “preu” krahët, kur tha se “datën e zgjedhjeve e cakton Kuvendi” duke i rrëzuar kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve të 22 Majit.