-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama u fut të dridhurat socialistëve: Do të çoj kryebashkiakët e mi në SPAK

Kryesoret

Njësia anti-korrupsion, që drejtohet nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja do të çojë në SPAK kryetarë bashkie nga radhët e socialistëve. Lajmin e dha sot kryeministri Edi Rama. Ai nuk foli me emra, por tha se figura të PS-së do të çohen nga vetë partia përpara drejtësisë. Ai kishte një përgjigje edhe për kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, që iu përgjigj kryeministrit duke i thënë që të sjellë kallëzime, sepse “hetimet nuk bëhen me deklarata politike”.

“Dëgjo edhe njëherë, këtë avokat Ngjela, e quante lajthitje në objekt. Partitë që bëjnë kallëzime janë një deviacion i madh. Unë kam qenë kundër këtyre gjërave edhe kur kemi qenë në opozitë. Parti që merret me kallëzime?! Është fundi. Nuk ndodh. Por edhe ne kemi bërë kallëzime. Madje edhe së fundmi, kryetari i grupit, i cili ka qenë një nga ata në vijën me parë me Erion Bracen dhe të tjerë, prapë ka bërë kallëzim.

Nëse ndërtuam një prokurori speciale, ne nuk e ndërtuam që të dëgjojmë të njëjtën histori, se nuk kemi kallëzim? Cfarë do të thotë kjo? Shko në një vend demokratik dhe shiko se cfarë ndodh pa kallëzim fare nëse një gazetarë, qytetar, apo kushdo qoftë nxjerr një fakt tronditës.

Po këtu cfarë kallëzimi duhet për këta? Qëkur Bundestagu bënte ato pelinvanllëqet për të mbështetur PD-në, ndjesë pastë, është shkruar, dhe do të na thonë, cfarë ndodhi me këtë vettingun, ku shkuan ata? Ka cuar ministri i Drejtësisë, por nuk shoh të ketë asnjë reagim.

Cfarë kërkon Arben Kraja nga unë, cfarë kërkon, kur këtë gjykatëse e ka këtu, në listë, këtu me 462 mijë euro të pajustifikuara, që janë vetëm ato që ka kapur vettingu dhe një akt haptazi të paligjshëm atje. Cfarë kallëzimi kërkon nga unë. Kam shumë respekt për Arben Krajën, drejtuesin e SPAK-ut, kam një njohje sipërfaqësore, por kam respekt për punën që ka bërë SPAK deri tani, goditjet që ka bërë në oborrin e PS-së. Respekt. Dhe goditjet ndaj krimit të organizuar. Respekt. Punë fantastike.

Nëse kam një vërejtje është që nuk e kanë promovuar sa duhet atë punë. Sot është merita e tij dhe SPAK-ut, që dyert e Shqipërisë në Holandë janë të hapura si rezultat i një bashkëpunimi fantastik. Kush i pranonte në Holandë prokurorët e dikurshëm, ishin neveria. Thënë këto, i them Krajës, cfarë kërkon nga unë? Aq më tepër nga partia në pushtet. Shumë shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të PS-së nga njësia anti-korrupsion, për kryetarë bashkie të PS-së që kanë turpëruar PS-në” tha ai.

Kush janë kryetarët e bashkisë që do të çoni në SPAK? “Nuk kemi arritur akoma që të çojmë njerëz në SPAK për pastrimin, sikur nuk kemi arritur në kohën që të dënojmë me burg Bojken Lakon për dy dritare dhe ky figura këtu, që ka ndërtuar vilë pa leje është disbalancë e madhe.

Këtë e di njësia, janë dy cështje që po hetohen nga njësia anti-korrupsion dhe nëse e ndiqni, do të kuptoni se edhe njëherë. Ne do të çojmë kallëzime për njerëzit brenda vathës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit