E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë moderatorja Armina Mevlani e cila prej vitesh është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin.
Armina ka folur për versionin e saj në lidhje me konfliktin me moderatoren Einxhel Shkira. Blogerja sqaroi se mes tyre nuk ka pasur asnjë konflikt, dhe mospëlqimi i Einxhelit si personazh i “Big Brother”, ishte thjesht mendimi i saj. Ajo tha se ishte Einxhel ajo që nuk kishte folur mirë në publik për të, duke zmadhuar një konflikt që nuk kishte ndodhur.
“U bë shumë e madhe. Kam thënë se nuk më ka pëlqyer tek Big Brother. Jo gjithë njerëzit nuk mund t’i pëlqesh maksimalisht. Është keqinterpretuar. S’jam njeri konfliktual. Unë me Einxhel kam punuar, e njoh në kushte të tjera dhe në momentin që kam punuar nuk kisha miqësi të afërt. Publikisht e kam dëgjuar nga Einxhel që nuk ka folur mirë për mua, pa arsye. Unë nuk kam thënë “S’dua ta shoh me sy, ajo ashtu e mori.” U bë shumë e madhe. Çdo njeri ka atë të vetën. Nuk kam asgjë, nuk kam diçka konkrete”, sqaroi Armina.