Autoritetet shqiptare sot kanë ekstraduar 4 qytetarë në Itali.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, dhunë seksuale dhe grabitje të dhunshme
Shqiptarët janë arrestuar në territorin shqiptar falë bashkëpunimit me policinë.
Ekstradimi është kryer sot me një fluturim direkt nga Tirana në Romë.