Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas sulmeve të një rakete ruse në qendër të qytetit Cherkasy, në Ukrainën qendrore.
Lajmi u bë i ditur nga policia qendrore. Ndërkaq kreu i komunitetit Andriu Holovash tha se një prej të plagosurve ishte në gjendje të rëndë dhe se ishte e domosdoshme që të transportohej në Ukrainën perëndimore për trajtim.
Në vendin ku forcat ruse sulmuan qytetarët ishin mbledhur për të marrë pensionin.