-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me krehër automatiku dhe hashash, arrestohet durrsaku

Kryesoret

Një i ri, 27-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga polica, mesditën e kësaj të diele.

Gjatë kontrollit nga policia atij janë gjetur sende të kundërligjshme si dhe kanabis. Nga polica është mësuar se ai kishte një krehër automatiku dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Drug Dealer“.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës.

Sekuestrohet një sasi lënde, e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa, një krehër automatiku, dhe një sasi fishekësh.

Vihet në pranga 27-vjeçari që posedonte sendet e kundërligjshme dhe shpërndante lëndën narkotike, në doza.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas, në lagjen nr.13, Durrës, konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike, menjëherë u organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drug Dealer“, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-M. M., 27 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 50 g lëndë të dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa, një krëhër automatiku dhe një sasi fishekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit