-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita në SHBA, Kurti: Shembulli i bashkëpunimit ushtarak të vazhdohet në fushën civile

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës zyrtare që ka zhvilluar në lowa të SHBA-së, ka thënë se ky shtet për 11 vjet ka luajtur rol kyç në ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas Kurtit, duke e përfshirë FSK-në në misionet e ruajtjes së paqes, Iowa e ka bërë Kosovën kontribuese të sigurisë në botë.

“Partneriteti i fortë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, dhe potenciali për rritje të bashkëpunimit, ishin në qendër të takimit që pata me Guvernatoren e Ioëa-s, znj. Kim Reynolds. E falënderova guvernatoren për marrëdhënien speciale në mes Kosovës dhe Ioëas dhe për kontributin për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të lirë dhe të orientuar drejt vlerave perëndimore”, ka shkruar ai në Facebook.

Me guvernatoren Reynolds tha se kanë biseduar për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, për rritjen e investimeve, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, shfrytëzimin e potencialit natyror si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve.

”U pajtuam që shembulli i bashkëpunimit ushtarak duhet të vazhdohet në fushën civile, duke fuqizuar partneritetin edhe në ekonomi, bujqësi e arsim. Për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ekspertizës në fushën e bujqësisë biseduam në takimin me Sekretarin e Bujqësisë të shtetit të Iowa-s, z. Mike Naig. E njoftova për reformat e qeverisjes sonë për bujqësi, që për qëllim kanë ngritjen e prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, si dhe ringjalljen e fshatit”.

“Në një takim të organizuar nga Greater Des Moines Partnership diskutuam për kushtet e të bërit biznes dhe për investime në Kosovë me drejtorë të zhvillimit ekonomik të disa qyteteve, përfaqësues të ndërmarrjeve prodhuese dhe shërbyese, me fokus në industrinë e sigurimeve, bujqësisë, sektorit bankar dhe me ndërmarrës nga mërgata shqiptare”.

“Së bashku me Ryan Carroll nga Greater Des Moines Partnership, përuruam hapjen e Shërbimeve Konsullore të Republikës së Kosovës. Të parët që u regjistruan formalisht ishin dy fëmijët e familjes Kërveshi, që jetojnë në Ioëa të ShBA-ve prej vitesh, të cilëve ua dorëzuam certifikatat e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Hapja e shërbimeve do të përmirësojë lidhjet e Konsullatës së Republikës së Kosovës me mërgatën tonë në Ioëa, por edhe marrëdhëniet me shtetin e Ioëa-s dhe më gjerë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kurti tutje ka shkruar se parteriteti i Republikës së Kosovës me Gardën Kombëtare të shtetit të Iowas çmohet si nje prej partneriteteve më të mira nga 74 partneritete ndërshtetërore të Gardave Kombëtare me shtetet e tjera.

“Kosova shpesh merret si shembull i avancimit të partneritetit ndërshtetëror. Në takimin që pata me komandantin e Gardës Kombëtare të Ioëas, gjeneralmajorin Benjamin J. Corell, e falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe i kërkova që Ioëa të vazhdojë me të njëjtin ritëm mbështetjen për ngritjen profesionale të FSK-së”.

“Synimi i qeverisë është që të kemi Forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese në mbrojtje të vendit dhe të jetë e ndërveprueshme me partnerët në ruajtjen e paqes dhe vlerave demokratike, gjithnjë përkrah aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”.

“Në kuadër të bashkëpunimit në sektorin e arsimit, jemi pritur nga presidenti Rob Denson i Des Moines Area Community College, i cili ndau bursa të plota për 10 studentët e tij të parë nga Kosova, si dhe ka arsimuar 26 studente gra në fushën e energjisë, në kuadër të programit “Ëomen in Energy” të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës. Këto 26 gra janë diplomuar tashmë, janë kthyer në Kosovë dhe pothuajse të gjitha janë punësuar në sektorin e energjisë. Gjatë takimit me presidentin Denson, e falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm me Kosovën dhe u dakorduam që të thellojmë edhe më tej bashkëpunimin, sidomos me qëllim të transferimit të njohurisë dhe ekspertizës nga ShBA-ja në Kosovë”.

“Mëpastaj, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizituam kontigjentin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët po zhvillojnë trajnime së bashku me ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit