Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Durrës ka folur për ndërtimet nga Edi Rama në Portin të Durrësit.
Sipas tij, Rama ka asgjësuar arterien kryesore të përfitimeve në Durrës.
“Ka qenë arterie për Durrësin. Nëse Durrësi ka lulëzuar, portin ka pasur si burim lulëzimi. Një ditë prej ditësh i vendoset syri për të hapur shesh ndërtimi për të bërë Dubain këtu, thotë Rama. E merr, një port 3 mijë vjeçar dhe e çon drejt asgjësimit defakto dhe merr 1 mln metër katror tokë për të ndërtuar me kompaninë e tij ose klientelës së tij pallate. Çdo centimetër e asaj toke është e qytetarëve të Durrësit. Aty ka jetë të humbura dhe mund e djersë.
A mund t’i ndodhi një kombi tjetër kjo? E krijoi ndërmarrjen, tha është e sheikut, sheiku thotë pas një viti që nuk është e imja dhe ja shiti prapë këtij. Çfarë po ndodh me shqiptarët? Hiç thotë tjetri se ka frikë të flasë. Sepse me arrestime masive për fatura drite e uji, u ka kallur njerëzve frikën. Kjo është e vërteta. Çfarë po ndodh, po ikin thonë të tjerët. A ka goditje më të rëndë për një vend nëse banorët e tij thonë se ky vend nuk bëhet,” tha Berisha.