Kryetari i grupit parlamentar demokratë, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se rreth orës 12 do të mblidhen deputet për të vendosur për emrin që do të propozohet në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit.
Deri më tani mësohet se brenda grupit demokratët pop qarkullojnë disa emra, mes tyre ai i ish-prokurores të përgjithshme Ina Ramës. Rama është akuzuar nga Berisha pas ngjarjes së 21 janarit.
Kandidatët e mundshëm
Visar Zhiti, ish ministër kulture
Ina Rama, ish kryeprokurore
Dashamir Shehi, deputet i Kuvendit
Majlinda Bregu, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal
Dritan Demiraj, ish ministër i brendshëm i përkohshëm
Neritan Ceka, arkeolog
PD-së do ti duhen 20 firma për të paraqitur një emër në Kuvend. Nga ana tjetër emri i Dashamir Shehut është propozuar nga Aleanca për Ndryshim, nga Fatmir Mediu dhe Agron Dukës. Nga ana tjetër Grupi i Rithemelimit nuk do të jenë në mbledhjen e sotme pasi e kanë cilësuar si një proces të kapur nga Rama.