-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia raporton për 900 ushtarë të internuar

Kryesoret

Sipas autoriteteve ruse rreth 900, ushtarë të regjimentit azov janë dërguar në internim, pas evakuimit nga fabrika e çelikut.

Ata gjenden momentalisht në një zonë të kontrolluar prej ushtarëve të Kremlinit, pas një marrëveshjeje të arritur për evakuimin e tyre.

Sipas autoriteteve ukrainase, regjimenti azov do të shkëmbehet me pengje ruse të luftës.

Mirëpo, të dhënat deri tani, janë kontradiktore, pasi fillimisht u deklarua se ishin 260 të evakuuar, ndërsa tanimë, Rusia pretendon se ka rreth 900 luftëtarë azov.

Më saktësisht, zëdhënësja e shtypit e diplomacisë ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se në tërësi, janë 959 personel, të cilët janë dorëzuar të martën në Mariupol dhe janë të deklaruar tashmë si pengje lufte.

Prej tyre, 51 janë dërguar në spitale, si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ndodhen.

Pjesa tjetër, gjenden në internim në qytetin e Olenivkas, një zonë e rajonit të Donetsk-ut, e kontrolluar nga rusët.

Nga pala ukrainase, është deklaruar se ka shpresë për një shkëmbim të shpejtë, në mënyrë që “heronjtë e azovit të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Megjithatë, fati i tyre mbetet i paqartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit