Ndonëse me disa përjashtime, vizita e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Shtete të Bashkuara të Amerikës më shumë i ka ngjarë një viziteje studimore se sa një viziteje zyrtare, ka vlerësuar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Çitaku vlerësoi se një kryeministër i një shteti nuk e ka lluksin të kalojë një kohë kaq të gjatë ashtu siç bëri Kurti në ShBA për të eksploruar dhe “realizuar ëndrrat” në kontekstin siç e ka thënë një deputet i Lëvizjes Vetëvendosjes.
“Vizita e kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shumë pak përjashtime ka qenë e zbehtë dhe më shumë ka ngjasuar në një vizitë studimore, sesa një vizitë zyrtare të një kryeministri”, ka thënë ajo për KosovaPress.