Policia e shteti ka publikua një video ku ka treguar operacionet e kryera gjatë një jave.
Ndër të tjera janë publikuar pamje të aksionit të RENEA-së për kapjen e të shumëkërkuarve të krimit në vend.
“•Operacioni policor i koduar “Golden bullet” u zhvillua për goditjen e grupeve kriminale që vepronin në fushën e krimeve të rënda ndaj personit, në kuadër të të cilit, deri tani, janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale. Operacioni është në vijim,” ka shkruar policia.
Ndërkohë që nga pamjet e publikuara shihet teksa gjatë operacionit policia ka sekuestruar disa armë zjarri dhe targa italiane.