Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar paraditen e sotme protestës përpara parlamentit për mbrojtjen e Butrintit kundër planit të menaxhimit. Ai tha se nuk do të lejojë që të preket parku.
“Mbrojtja e Butrintit është imperativ për cdo shqiptar. E garantoj Ramën që nuk mundet të sillet me Butrintin sikur të ishte plaçkë e Kolekëve apo baballarëve të tij.
Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kanë përdorur një plan për këtë qëllim, ata kanë kryer, akt korruptiv i pashembullt.
Unë e ndjek me vëmendje dhe do të përdor zërin tim kundër këtij projekti, që është ndër më korruptivit në Shqipëri dhe Europë, shkatërrimtar” tha ai.