Një ngjarje e rëndë ka tronditur shkollën e “Bajram Currit”, në Tiranë.
Fëmija i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës.
Sipas familjareve të fëmijës se plagosur dhe banorëve të lagjes nuk është hera e parë që 15-vjeçari, një i mitur me probleme të shëndetit mendor, plagos me thikë fëmijët, madje ka kryer akte dhune edhe ndaj të rriturve me sende të forta dhe thikë.
Banorët shprehen se e kanë denoncuar disa herë në polici, por i mituri është lënë i lirë për shkak të moshës minorene dhe të problemeve shëndetësore. Banorët bëjnë thirrje që institucionet shtetërore të reagojnë dhe 15-vjeçari të dërgohet në institucionet e rehabilitimit. Ata shprehen të frikësuar pasi 15-vjeçari është kthyer në një kërcenim serioz për fëmijët dhe të gjithë banorët e lagjes.