Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku u gjet një laborator i kultivimit të kanabisit.
“Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti laborator të rritjes së marihuanës me mbi 10.000 bimë ilegale. Pati të shtëna në drejtim të policisë dhe doganës, por ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre. Faleminderit për shërbimin tuaj”, ka shkruar ai.
Në aksionin e së hënës Policia ka shkatërruar dy laboratorë të drogës, një në veri të Kosovës dhe një në Ferizaj.