-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pse nuk ndërtuat Teatrin siç ishte?”, Rama-Tabakut: Ju s’po bëni dot PD-në siç ishte

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama dhe deputetja e PD-së Jorida Tabaku, kanë replikuar në seancën e Kuvendit të mbajtur këtë të hënë ku në diskutim ishte Parku i Butrintit.

Tabaku gjatë fjalës së saj i tha Ramës pse Stadiumi dhe Teatri Kombëtar nuk po ndërtohen siç ishin.

Menjëherë Rama ka marrë fjalën duke thënë se demokratët nuk po ndërtojnë dot PD-në siç ishte, se do i zërë brenda nëse e bëjnë një gjë të tillë.

“Flamurin e barbarisë e keni ju prej 30 vitesh që nuk ju ndahet nga koka. Ksamili i cili ka qenë brenda Parkut të Butrintit, pjesa më e madhe Ksamilit ishte brenda Parkut doli nga kufijtë ë Parkut se realiteti ndryshoi. Lidhja që bëni ju është një lidhje që nuk ka fare lidhej me realitetin. Pse këtu duhet të ketë korrupsion patjetër, se këtë keni bërë ju kur ishit në pushtet. Ju thoni se pse nuk e ndërtuar Teatrin dhe Stadiumin siç ishte, ku ndodh kjo?

Ku e keni parë këtë, kjo nuk ekziston përveçse nëpër filma. Pse nuk e bënë anglezët Wemblin siç ishte, që është monumenti më i rëndësishëm i futbollit në botë. Pse nuk e bënë francezët Notre Dam siç ishte, e keni parë projektin. Nuk dinë ta bëjnë siç ishte. Ata dinë ta bëjnë siç ishte, por kjo nuk bëhet. Ne s’po bëjmë dot PD-në siç ishte. Po tentuat siç doni të bëni me Teatrin Kombëtar, do ju zërë brenda”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit