-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do ta njihni Berishën? McAllister: PPE vendos javën tjetër

Kryesoret

Javën tjetër PPE do të vendosë nëse do të pezullojë Partinë Demokratike të Shqipërisë nga gjiri i saj tashmë që në krye u rikthye Sali Berisha i shpallur non grata nga SHBA.

Kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian David McAllister ishte sot në Tiranë ku u pyet për këtë cështje duke qenë se është pjesë e PPE-së, Partive Popullore Europiane.

Ai tha se sot nuk mund të komentojë por javën tjetër do të ketë një takim të PPE-së në Roterdam.

“Sikur sapo e thashë unë jam këtu si kreu i delegacionit të PE për çështjet e jashtme dhe nuk është vendi për të komentuar për zhvillimet e brendshme të PD.

Do të kemi një konferencë të PPE në Roterdam javën që vjen dhe mes shumë çështjesh do të diskutojmë edhe zhvillimet në Shqipëri” tha ai.

Ai u rikthye disa vite pas duke kujtuar negociatat në 2017 për të nxjerrë PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha nga çadra. “Ishe goxha përvojë ajo në 2017.

Kam ndjekur zhvillimet aktuale. Kam respekt për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot këtu në këtë konferencë, unë vij si kreu i komisionit të PE-së.

Si anëtar i CDU-së ne ndjekim të gjitha zhvillimet dhe do të përpiqemi të japim mbështetjen tonë për të tejkaluar dallimet ose ndasitë, por këtë nuk e kam bërë dhe nuk e bëj sot” tha ai.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit