-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi i NATO-s: Mos e shisni sigurinë tuaj për përfitime ekonomike

Kryesoret

Vendet perëndimore duhet të vendosin në plan të parë sigurinë e vendit të tyre para përfitimeve ekonomike.

Kështu paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Forumin Ekonomik Botëror duke iu referuar debateve mbi përdorimin e teknologjisë 5G të Kinës dhe gazsjellësit Nord Stream 2 për gazin rus.

“Duhet të kuptojmë se zgjedhjet tona ekonomike kanë pasoja për sigurinë tonë. Liria është më e rëndësishme se tregtia e lirë dhe mbrojtja e vlerave tona është më e rëndësishme se përfitimet ekonomike”.

Stotelnberg  deklaroi se vendet perëndimore do të bënin një gabim nëse do të mendonin më parë për përfitimet ekonomike se sa për sigurinë. Shefi i aleancës foli edhe për luftën në Ukrainë duke nënvizuar se presidenti rus Vladimir Putin nisi një luftë për të patur më pak prani të  NATO-s në kufijtë e  saj.

“Në traktatin ligjor që Putin i dërgoi NATO-s në Dhjetor, që ata donin që ne të nënshkruanim, ishte theksuar  qartë, jo më zgjerim i NATO-s. Dhe tani, ai po përballet më shumë zgjerim të aleancës. Ai ende nuk i ka arritur qëllimet e tij strategjike në Ukrainë. Plani ishte të merrte Kievin, të rrëzonin qeverinë dhe të kontrollonin vendin”.

Stoltenberg u shpreh i bindur se diskutimet me Turqinë për kundërshtimet e saj ndaj anëtarësimit të Stokholmit dhe Helsinkit do të zgjidhen në të ardhmen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit