Disa avion ushtarakë turq kanë fluturuar 2.5 milje nga baza ushtarake në Aleksandropolis. Një fluturim i tillë është konsideruar si një shenjë provokimi nga ana e Greqisë.
Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Sannino, shkroi në Twitter se kishte protestuar te Përfaqësimi i Përhershëm i Turqisë në BE për provokimet e Ankarasë, duke shprehur “shqetësimin e madh të Brukselit” për shkeljet turke.
Në mesazhin e tij, zyrtari i BE-së i bëri thirrje Turqisë të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të përmbahet nga veprimet që minojnë kohezionin midis aleatëve në këtë moment kritik.