Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se policia ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme fotoreporterin e LSA-së, duke i fshirë më pas të gjitha fotot, sipas tij të dhunës që kishte fiksuar në momentet kur efektivët goditën tifozët e Romës dhe Fejnordit.
“Stop dhunes policeske brutale ndaj mediave! Te dashur miq, Narkopolicia Rama-Çuçi keqtrajton fotoreporterin ne detyre te agjensise LSA. Ajo i mori foto-reporterit perdhunisht mjetin e punes, aparatin fotografik ne te cilin kishte fiksuar skena te brutalitetit te papare te narkopoliceve ndaj tifozeve dhe qytetareve, dhe i fshiu te gjitha fotot e skenave te dhunes antiligjore dhe krimit shteteror te fallangave te narkos-ve me uniforme.
I shpreh solidaritetin tim te plote reporterit te dhunuar ne krye te detyre te agjensise LSA.
Denoj me ashpersine me te madhe keqtrajtimin e fotoreporterit ne detyre nga narkopolicia dhe u bej thirrje te gjitha agjensive dhe organizatave kombetare dhe nderkombetare te mbrojtjes se mediave te denoncojne Edi Ramen dhe narkopolicine si nder dhunuesit me kryesore te lirise se mediave ne Europe” shkruan ai.