-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Martin Berishaj do të investigohet nga Komisioni Hetimor për krizën energjetike

Kryesoret

Komisioni hetimor për menaxhimin e krizës energjetike gjatë javëve të ardhshëm pritet që të intervistojë përgjegjësitë kryesorë të sektorit energjetik të Kosovës, përfshirë këtu kryetarë të partive politike e ambasadorë.

Kështu të paktën janë deklaruar anëtarët e këtij komisioni gjatë mbledhjes së ditës së premte, të cilët si dëshmitarë pritet ta ftojnë edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, emri i të cilit muajve të fundit u lakua në një skandal financiar në Slloveni.

Propozimet fillestare për intervistimin e dëshmitarëve i dha kryetari i komisionit, Driton Selmanaj.

“Lista e dëshmitarëve për intervistim i kam cekur vetëm institucionet, jo emrat e përveçëm. Fillimisht është Qeveria, në kuadër të saj është Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, ZRrE-ja, KOSTT, KEK, KEDS dhe KESCO. Pastaj është Ndërmarrja Kosova Thëngjill, ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe Agjencia Anti-Korrupsion”, tha ai.

Kërkesë shtesë për intervistim parashtroi anëtari i komisionit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.

“Të shtohet lista edhe me ekipin e task-forcës dhe të gjitha grupeve të tjera operacionale-teknike apo organizative që kanë vepruar gjatë periudhës së menaxhimit të krizës energjetike”, shtoi Shala.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit