Trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani pritet të mbërrijë në atdhe të martën.
Pas vdekjes së tij, ditën e djeshme në Gjermani, stafi mjekësor dhe të afërmit e të ndjerit po merren me procedurat e posaçme që mundësojnë sjelljen e trupit të ish-Presidentit në Shqipëri, ku pritet t’i bëhen edhe nderimet e fundit.
Nishani ndërroi jetë teksa po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin, një ndër spitalet më të njohur në Gjermani, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, pasi kishte kompliacione të post Covid.