Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Korçë, të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure.
46-vjeçari Sokol Duro u godit me sëpatë dhe konflikti dyshohet se ka ndodhur për një grua.
Mësohet se autori dhe i plagosuri janë nga komuniteti egjiptian.
Duro është jashtë rrezikut për jetën, ka vetëm thyerje të këmbës pasi e ka goditur autori me pjesën e pasme të sëpatës.