-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Vendi ynë për herë të parë merr drejtimin e KS të OKB-së

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë me dije përmes një statusi në Facebbok, se vendi ynë për herë të parë merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB.

MIRËMËNGJES 😊

dhe në këtë ditë historike për Shqipërinë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, kur për herë të parë në histori vendi ynë merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB, ju uroj t’ia kaloni sa më mirë🤗

Videomesazhi i Kryeministrit Edi Rama:

Kjo është dekada e tretë e mijëvjeçarit të tretë. Bota është e trazuar dhe ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të mizorive të papërshkrueshme, në më shumë se pesëdhjetë konflikte përreth globit. Demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës.

U bë shumë gjatë që shohim abuzime masive me të drejtat e njeriut, nga Darfuri në Mianmar, nga Afganistani në Siri dhe bashkësia ndërkombëtare po lufton t’i vendosë autorët e krimeve të rënda para përgjegjësisë.

Në Europë, plagët e luftërave që pasuan shpërbërjen e Ish-Jugosllavisë, sidomos në Kosovë, janë ende të hapura. Po bëjmë gjithçka mundemi për të ecur përpara pa e harruar të shkuarën, por duke u angazhuar për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në paqe.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka sfiduar sigurinë europiane dhe ka tronditur rendin botëror bazuar në rregulla. Ne nuk mundemi e nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë.

Është urgjente të veprojmë, tani, për viktimat e panumërta të konflikteve të pakuptimta, por edhe për ne, të gjithë, për atë çka besojmë, për atë çka na bën bashkë, për të mbrojtur ligjin, për të ruajtur veprimin shumëpalësh.

Të gjithë ne kemi një rol për të luajtur, pjesën tonë për të përmbushur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit