-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama kujton plagët e hapura të luftërave në Kosovë në kryesimin e KS-së

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi të mërkurën e 1 qershorit se plagët e luftërave në Kosovë janë ende të hapura.

Lajmi u bë i ditur nga zyra për shtyp e kryeministrit, duke cituar video-mesazhin e tij.

“Në Evropë, plagët e luftërave që pasuan shpërbërjen e Ish-Jugosllavisë, sidomos në Kosovë, janë ende të hapura”, theksoi fillimisht kreu i qeverisë shqiptare.

Rama ka udhëtuar për në New York me rastin e marrjes së stafetës presidenciale.

Paraditen e 2 qershorit pritet të drejtojë edhe debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare të Rusisë karshi Ukrainës.

Kryeministri shqiptar shtoi gjatë video-mesazhit se kjo është dekada e tretë e mijëvjeçarit të tretë.

Në këto momente, sipas tij, bota është e trazuar dhe ne mbetemi dëshmitarë të mizorive të papërshkrueshme.

Kjo, në më shumë pesëdhjetë konflikte përreth globit.

“Demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës”, vijoi kryesocialisti.

Thirrja e tij kaloi kufijtë e vendeve duke kujtuar se abuzimet janë nga Darfur-i në Myanmar, nga Afganistan-i në Siri.

Bashkësia ndërkombëtare, nënvizoi Rama, po lufton t’i vendosë autorët e krimeve të rënda para përgjegjësisë.

“Po bëjmë gjithçka mundemi për të ecur përpara pa e harruar të shkuarën, por duke u angazhuar për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në paqe”, u angazhua kryeministri shqiptar.

Për Ramën, lufta e Rusisë në Ukrainë ka sfiduar sigurinë evropiane dhe ka tronditur rendin botëror bazuar në rregulla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit