-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“S’e dënojmë genocidin serb, se pengon “Ballkanin e Hapur”! Shehu paralajmëron PS-në

Kryesoret

Partia Demokratike ka çuar dy rezoluta për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

Deputeti Tritan Shehu në një status në Facebook ka reaguar pas paralajmërimit të Ermonela Felajt që nisma do të rrëzohet, pasi dëmton “Open Ballkan”.

Kjo modë për të bërë rezoluta është një mënyrë për ti rënë ndesh Open Balkan, sepse dihet që opozita është kundër këtij projekti” tha ajo.

PS ka deklaruar edhe më herët se cdo nismë që do të ketë firmën e Sali Berishës do të rrëzohet, por ende nuk dihet se cfarë do të bëhet me kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt, që është e njëjtë me atë që ka dorëzuar grupi i Berishës.

“Zj.Felaj po behet zedhenese e paralajmeruese e nje gabimi fatal te maxhorances!

Mbreme Zj.Felaj dha sinjalet e para qartesisht negative te “vullnetit” te maxhorances, per te rrezuar rezolutat, qe i vene emrin “Genocid” krimeve serbe ne Kosove ne vitet 1998-99, i denojne ato e kerkojne veprime e reagime te aresyeshme ndaj atyre, duke i “agresuar” ato.

Se pari desheroj t’i kujtoj Zj.Felaj se asnjehere deri me sot Shqiperia nuk ka zyrtarizuar termin “genocid” ndaj atyre krimeve, gje qe e ka realizuar Kuvendi i Kosoves ne vitin 2019.

Kjo eshte tentativa e pare zyrtare qe po behet ne kete drejtim.

Se dyti Zj.Felaj, me dashje apo pa dashje, nxjerr shkakun e ketij qendrimi drejt refuzimit te maxhorances:

–Pikerisht lidhjet, vartesine nga Vucic, reinien nen presionin e tij, kur ajo deklaron se nje veprim i tille bije ndesh me nismen vuciciane te “Ballkanit te hapur” ose “Jugosllavia e Re.

Pa dashur sor te hy ne debat per ate nisme, qe kerkon tu kunder vihet nismave europiane, une desheroj t’i kujtoj Zj.Felaj se asnje bashkepunin rajonal nuk mund te jete i sukseshem, gjithe perfshires e afat gjate, nqs Serbia nuk pranon krimet e kryera ne Kosove e me gjere, duke kerkuar se paku falje per ato, pa ju vene atyre emri i vertete.

Per kete mjafton qe Zj. Felaj te rilexoj ate cfare i tha edhe Z.Boreli pak jave me pare Kryeministres se Serbise, pikerisht ne Beograd.

Ne keto kushte do te ishte e pa faleshme qe deputet sosialiste te Kuvendit te Shqiperise te perdoreshin kunder interesave tona kombetare e te lejonin rrezimin e kesaj tentative dinjitoze, ne respekt te te drejtes e vlerave, e domosdoshme per forcimin e stabilitetit edhe ne Rajonin tone” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit