Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me banorët e Zvërnecit. Takimi është parashikuar të zhvillohet në orën 18:00, në Vlorë. Në të pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të bashkisë, sipas A2.
Të shtunën e kaluar, banorë të zonës, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile, u përplasën me rojet e sigurisë të një kompanie private, që kishte rrethuar me gardh plazhin e Pishë Poros. Njëri prej protestuesve u mor zvarrë nga dy persona dhe u qëllua nga një i tretë. Të tre më pas u arrestuan.









