-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-Presidentët homazhe për Nishanin, socialistët: Shtetar me personalitet

Kryesoret

Ish-Presidentët Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe ish-kreu i shtetit të Kosovës Fatmir Sejdiu kanë marrë pjesë në homazhet e zhvilluar në Presidencë për nder të Bujar Nishanit, teksa kanë lënë dhe shënimet e tyre në librin e mesazheve.

Homazhe bëri edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Mund të them që ka qenë president i mirë i përkushtuar për detyrën dhe për të zbatuar kushtetutën. Më vjen keq për këtë humbje të parakohshme për një njeri që ka kontribuar për vendin tonë” tha Moisiu.

Ka qenë me detyra shumë të rëndësishme, por edhe si kryetar shteti. E mbaj mend ditën kur i kam dorëzuar detyrën. Shpreh ngushëllimet për familjen dhe i lehtë i qoftë dheu, u preftë në paqe” tha Bamir Topi.

Unë dua të them se është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por edhe shtetin shqiptar, për një personalitet që ka bërë epokën e vet.

Ka bërë punën më të mirë të mundshme në cilësinë që ka pasur si President i vendit. Ka ditur në mënyrë më të mirë të komunikojë dhe të prezantojë Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Vepra e tij do të mbahet mend për situatat e jashtëzakonshme që ka ditur të kapërcejë. Një humbje e dhimbshme, e hershme, që do të mbahet mend thjesht me pjesën e qetësisë që mori vete, si ka qenë edhe vetë si njeri” u shpreh ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Një burrë, i qetë, që lëshonte vetëm sinjale paqeje dhe mirësie. Kjo e bën edhe më të madhe dhimbjen dhe humbjen. Shpresoj që shpirti i tij të jetë në parajsë” tha Enkelejd Alibeaj.

Gjithashtu socialistët bënë homazhe. Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, ministra dhe deputetë socialistë pasi bënë homazhe ngushëlluan familjen Nishani për humbjen.

Taulant Balla tha se pavarësisht se kundërshtarë në politikë, vlerësoi figurën e Bujar Nishanit.

Bashkë me kolegë, ministra dhe deputetë kemi qenë për t’i dhënë lamtumirën e fundit një shtetari të respektuar si zoti Nishani.

Do të ruaj gjithmonë respektin, kundërshtar, por edhe një personalitet i respektuar, që erdhi nga fusha ushtarake, por që diti të tregojë disa herë me radhë respektin ndaj kushtetutës dhe institucioneve të vendit.

Gjatë ushtrimit të detyrës së presidentit, Nishani pati momentet kur tregoi respektin ndaj institucioneve. I shprehim ngushëllimet familjes Nishani.

Nuk qe e shkruar që Bujari t’ja kalonte edhe një beteje të rëndësishme për jetën, por vlerësimi ynë do të mbetet maksimal” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit