Bajram Begaj do të depozitojë kërkesën për dorëheqjen e tij si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ai duhet të zhvishet nga spaletat dhe kostumi ushtarak. Po për këtë gjë duhet dekretimi i Metës.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, Taulant Balla tha se ka vetëm 90 minuta kohë që Meta të bëjë këtë detyrë, po ashtu ai shtoi se më pas do të kërkoi ndihmën e Komisionit të Ligjeve.
Në fakt dekretimi për heqjen e gradave ka kohë të kryehet deri në marrjen e detyrës së Begajt si President.