Kryeministri Edi Rama ka treguar se ka preferuar Bajram Begajn pasi kandidatët e tjerë do të fliteshin dhe do të njolloseshin pa hyrë ende në Presidencë nga analistë.
Sipas tij Begaj është një njeri i matur me këmbë në tokë dhe tejet normal.
“Kandidatura e përzgjedhur prej nesh besojmë se rezonon me të gjithë atë pjesë të popullit tonë që jeton normalisht dhe që punon normalisht, që beson tek puna e merita, tek integriteti, respekti për njerëzit dhe dashuria për vendin. Këto janë tipare që karakterizojnë në përgjithësi figurat e FA, edhe shefin e shtatit të përgjithshëm që nga sot është ish dhe bëhet gati të jetë President i Republikës, nuk bën përjashtim.
Dua ta mbyll duke shprehur kënaqësinë për cilësinë dhe rendimentin e mbledhjes së djeshme sepse ndryshe nga çfarë parashikonte Sekretari i Përgjithshëm procesi i diskutimit ishte i hapur, s’pati kapërcim në proces dhe u morën në konsideratë të gjithë kandidaturat e mundshme. Gjë që na sjell sot një kandidaturë dhe shmangu, atë që thonë deputetët nga Gjirokastra, ‘bolorinë e madhe” nëse emrat do kishin marrë rrugët nëse do kishin hyrë në dhëmbët e dhëmballët e analistëve, janë në situatë delikate sepse s’kanë ushqim për të futur në sherr dynjanë,” është shprehur Rama.
Ndërkohë që ai ka treguar se Fatos Nano është përjashtuar nga kandidimi për shkak se nuk do ishte e drejt nëse figura e presidenti do të kishte kontribut brenda PS-së.
“Drejtimi i dytë ishte drejtimi që adresonte mundësinë për kandidatura që nuk janë anëtarë të grupit të PS, por që kanë një kontribut domthenës në jetën e partisë, që nga kryetari i partisë Fatos Nano dhe me radhë të tjerë për të cilët kemi respektin më të madh, por përsëri për arsyet e thëna publikisht e pamë të arsyeshme që dhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga mundësia e përzgjedhjes sepse në këtë fazë PS ka barrën të jetë partia e të gjithëve,” ka përfunduar ai.