-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri brenda Foltores, Kokalari zbulon “hilenë” e Këlliçit: Nuk ecet kështu!

Kryesoret

Anëtarja e komisionit të Rithemelimit të PD-së së Sali Berishës nuk i ndahet Belind Këlliçit, të cilin nis ta sulmonte që prej momentit që doli më i votuari në Kryesi. Pasi, pasi humbi në garën për n/kryetar, Kokalari i kujton Këlliçit, se kjo është vota e lirë kur nuk orientohet.

“Ja kush janë më të votuarit kur nuk orientohet vota!!! Urime të gjithë fituesve dhe urime çdo anëtari të Këshillit Kombëtar që sot devijuan rrezikun e një Lulzim Bashe të dytë. Gjithsesi, puna juaj nuk mbaron këtu. Votimi sot ka vërtetuar çfarë ju kam thënë më parë që, Belind Këlliçi ka përfituar nga besimi që i dhamë që në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe këtë nuk duhet t’ja falim.

Ai gjithashtu ka dëmtuar thellë reputacionin e atyre anëtarëve të Forumit Rinor që kanë fituar në 30 Prill drejtësisht dhe me meritokraci, dhe këtë as ata vetë nuk duhet t’ja falin. Të rinjtë janë e ardhmja e PDsë, dhe është shumë e rëndësishme që ata ta drejtojnë këtë parti me integritet dhe larg nga lojrat e pista dhe korrupsioni që e ka karakterizuar PDnë këto 12 vitet e fundit.

Pres akoma përgjigje nga Belindi sepse për hir të të gjithë atyre që ju dhanë me shpirt foltores, nuk mund ta lë këtë punë përgjysëm. Po humbi integriteti i votës, humb demokracia dhe si pasoj humbim dhe ne. Një përshëndetje dhe avokates time Endira Bushati që më ka ndenjur shumë pranë gjatë kësaj lufte, dhe duke e ditur koston e sabotimit të mundshëm nga miqtë e Belindit, integriteti i saj ngeli i paprekur. Fundjavë të mbarë të gjithëve” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit