-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria me President të ri, SHBA-Gjermani: Presim kapërcimin e llogoreve

Kryesoret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. “Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona” shkruan Yuri Kim.

Edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf ka dërguar një mesazh urimi. “Përgëzoj përzemërsisht z. Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme. Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për tu angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria – për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive. Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit