-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Agalliu-Peleshit: Po pret të bjerë zjarri në sheshin Skënderbej që ta shuash?

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu nga foltorja e Kuvendit i ka bërë disa vërejtje në lidhje me situatën aktuale të zjarreve ministrit të mbrojtjes Niko Peleshit.

Agalliu ka ironizuar masat e marr nga qeveria dhe është shprehur se nëse masat i keni sa për të shuar flakët në sheshin Skënderbej situata do të jetë më e rëndë se ajo e vjetshmja.

“Zoti Peleshi pret që zjarri të bjerë në sheshin Skënderbej. Janë 18 zjarrfikës në Sazan që po luftojnë me mjete rrethanore. U është ndaluar nga shefat e tyre të nxjerrin fotografi.

Ata nuk kanë mjetet më minimale për fikjen e zjarrit. Kjo është evidente nga fotot e dërguara nga vendi i ngjarjes. Kam disa pyetje për ministrin. Çfarë është bërë nga zjarret e vitit të kaluar e deri më sot. Ku mund të ishte hequr me një anë një sasi e caktuar parash vetëm për këto ditë.

Kryeministri kishte nxjerrë një postim që pritet të jetë sezon i nxehtë dhe mos e nxehni më nga tastiera. A ka sot pushues në Vlorë që nuk thith ajrin nga flakët e Sazanit. Vetë drejtuesit e operacionit kanë thënë që përbën rrezik për punonjësit në terren. Do ishte mirë të shohim se si në Shqipëri digjet një ishull ku ka dorë. Nuk ka dorë më saktë sa bariu që thonë digjet për kullota dhe as njerëz të tjerë”, tha Agalliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit