-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parlamenti bosh, Boçi: Jemi bërë më keq se dramat e Migjenit

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi e ka krahasuar gjendjen ekonomike të Shqipërisë me skicat e Migjenit.

Ai është shprehur se parlamenti sot është bosh pasi ata nuk kanë interes për ata që përfaqësojnë, por në fakt ai e krahasoi situatën me parlamentin e ditës së shtunë ku ai gëlonte.

“Siç e shihni si është katandisur bosh Parlamenti dhe interesi për qytetarët është zero. Secili sheh punën e vet ndërsa të shtunën Parlamenti gëlonte nga buzëqeshjet, shtrëngimet e duarve, është plot gjithmonë kur votohen ligjet për oligarkët.

Për qytetarët nuk do të dijë njeri. Është retorikë boshe. Katër minuta për të folur për problemet e qytetarëve, me kë të nis me Elbasanin, me varfërinë që është ulur këmbëkryq në Librazhd? Atij lypësit në skicat e Migjenit që na del rrugëve të Tiranës që thotë dua të jetoj, ministrat u përgjigjen me: zoti ju dhashtë.

Harrojnë që çdo vuajtje çdo mjerim është refren i ditëve tona dhe varfëria të merr lirinë. Kjo është drama e shumë familjeve shqiptare që u i fshihni me retorikat lavdëruese për qeverinë. Sa drama të rinjsh kemi në Shqipëri? Po ata që duan të ikin larg si Nushi dhe këtu nuk ka asnjë reagim. Po drama e malësores: a do qymyr zotëri?. Sa herë është realiteti i rrugicave të qytetit. Përgjigjja juaj është migjeniane “Zoti ju dhashtë”, ka deklaruar deputeti Boçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit